Tom Lehrer, satiristi i famshëm amerikan i këngëve që tallte politikën, racizmin dhe Luftën e Ftohtë ka vdekur në moshën 97 vjeçare.
Miku i tij i hershëm, David Herder tha se Lehrer vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Kembrixh, Massachusetts. Ai nuk specifikoi një shkak vdekjeje.
Baladat e tij të errëta komike përfshinin "Poisoning Pigeons in the Park", "The Old Dope Peddler" dhe këngën kontroverse "The Vatican Rag", në të cilën Lehrer, një ateist, ngacmonte ritet dhe ceremonitë e Kishës Katolike Romake.
Lehrer lindi në vitin 1928 në Manhattan, djali i një stilisti të suksesshëm kravatash dhe ishte një pianist i trajnuar në muzikën klasike, transmeton klankosova.tv.
Ai qëndroi në fakultetin e matematikës në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz deri në fund të të 70-tave.
Në vitin 2020, hoqi dorë nga të drejtat e tij të autorit, duke i dhënë publikut lejen për të përdorur tekstet e këngëve të tij në çdo format pa asnjë tarifë në këmbim.
Lehrer nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.