Sassuolo e ka befasuar Juventusin, duke e mposhtur me rezultat 4-2, në xhiron e pestë të Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Laurientes, në minutën e 13’.
Bardhezinjt e barazuan rezultatin me anë të Vinas, i cili realizoi autogol në minutën e 21’.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Domenico Berardi, e kaloi sërish në epërsi Sassuolon.
Në pjesën e dytë, Federico Chiesa e barazoi rezultatin për herë të dytë në ndeshje për Juventusin.
Megjithatë, vendasit e gjetën sërish golin e epërsisë me anë të Andrea Pinamontit, në minutën e 82’.
Teksa vulosja e fitores u bë nga ana e Gatti, i cili realizoi autogol në minutën e 95’.
Sassuolo pas fitores kalon në vendin e 11-të me gjashtë pikë, derisa Juventusi mbetet në koutën e 10 pikë në vendin e katërt. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.