Motoristi japonez Ayumu Sasaki nuk la aspak hapësira për dyshime se kush do të fitojë "pole-position" në garën për shpërblimin e madh të Francës.
Ai u tregua shumë i fortë nga fillimi i kualifikimeve e deri në fund të tyre me ekipin e tij Liqui Moly Husqvarna Intact GP, përcjell klankosova.tv.
Sasaki regjistroi kohën prej 1 minutë 41 sekonda e 6 të dhjetat në shtegun Le Mans.
Me tri të dhjetat vonesë, kohën e dytë më të shpejtë e regjistroi braziliani Diogo Moreira.
Kurse treshen startuese e kompletoi spanjolli Daniel Holgado Red Bull KTM Tech3.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.