Lajmet e fundit

Maurizio Sarri ka vendosur të mos bëjë betejë ligjore me Napolin dhe shpreson të zgjidhë kontratën e tij në mënyrë paqësore.
Sipas gazetës Il Mattino, tekniku nuk do të ketë me përplasjeje me klubin, dhe tani është gati të negociojë një zgjidhje të kontratës.
Ai u shkarkua në mënyrë të menjëhershme dhe u zëvendësua nga Carlo Ancelotti javën e kaluar, por kontrata e tij mbetet e vlefshme dhe Napoli do të vazhdojë ta paguajë atë derisa të ketë një ndërprerje me pëlqimin e ndërsjellë.
Por nga ana tjetër Sarrit i lind e drejta që të padis klubin e Napolit për prishje kontratë gjë të cilën ai mësohet se nuk do ta bëjë, shkruan albeu.