Lajmet e fundit

Maurizio Sarri mund të rikthehet në Serie A.
Është Roma që ka kthyer vëmendjen kah trajneri i Chelsea, si kandidati i tyre më i parapëlqyer për të marrë detyrën në sezonin e ri, shkruan Corriere dello Sport, transmeton Klan Kosova.
Giallorossi po shohin mundësinë e ndërrimit të menaxherit Claudio Ranieri në fund të sezonit. Ata fillimisht kanë llogaritur në marrëveshje me paraardhësin e Sarri te Chelsea, Antonio Conte.
Drejtori i Romës, Franco Baldini e sheh Sarrin si një emërim ideal. Italiani është nën presion në Stamford Bridge. Me të raportohet se Baldini ka zhvilluar bisedime.