Lajmet e fundit

Trajneri i Napolit, Maurzio Sarri, ende beson se ekipi i tij mund të përmirësohet në disa fusha, pavarësisht se shkatërroi Milanin 4-0 në ndeshjen e së dielës mbrëma në Serie A.
Napoletanët shënuan fitoren më të madhe kundër rosonerëvë ndonjëherë, falë paraqitjes së shkëlqyeshme dhe katër golave në San Siro.
“Të jem i sinqertë mendoj se mund të përmirësohemi në disa fusha,” ka thënë Sarri për Mediaset Premium.
“Sot, për shembull nuk luajtëm mirë në 25-30 minutat e parë.”
Skuadra e Sarrit është kritikuar për një fillim sezoni mediokër, por fitorja kundër Milanit si dhe paraqitjet bindëse në Europa Ligë e kanë ndryshuar përcepcionin për skuadrën.