Lajmet e fundit

Maurizio Sarri mbrojti Vedat Muriqi nga kritikat e tifozëve gjatë një seance stërvitore.
Taktiku toskan u përball me disa tifozë të Lazios që kishin kritikuar sulmuesin e Kosovës nga tribunat gjatë një seance stërvitore në Auronzo di Cadore.
"Nëse ju dëgjoj të flisni gjëra të tjera për Muriqi, do t'ju bëj të largoheni të gjithë", u tha Sarri tifozëve, transmeton Klankosova.tv
Sipas Calciomercato.com, një grup tjetër i mbështetësve të Lazios e lavdëruan trajnerin për mbrojtjen e sulmuesit i cili nuk kishte arritur t’i priste pritjet në sezonin e tij të parë në klub.
Muriqi u transferua në Stadio Olimpico në një marrëveshje prej 18.5 milionë euro nga Fenerbache në verën e vitit 2020, por arriti të shënoj vetëm një gol në 27 paraqitje me Biancocelesti në Serie A.
https://twitter.com/i/status/1416352484940001284