Lajmet e fundit

Pakkush besoi se ai do të mbetet te Juventus edhe për nje sezon.
Madje, më herët, pati zëra që kërkuan largimin e tij në gjysmë të sezonit aktual.
Shpesh u raportua se ai ka prishur raportet me Cristiano Ronaldon, por edhe me Paolo Dybalanë.
Por, Maurizio Sarri e ka të sigurt edhe një vit në Juventus.
Këtë gjë e konfirmoi drejtori i klubit torinez, Fabio Paratici.
“Pa asnjë dyshim, Sarri do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm”, raprotojnë mediet italiane të ketë thënë ai pas ndeshjes të bardhezinjtë e fituan ndaj LAcios, 2 me 1, përcjellë klankosova.tv. “Dyshimet janë ngritur nga mediet, gjatë gjithë kohës”.
Sarri është në prag të titullit të parë si kampion i Italisë me Juventusin. Ky mund të jetë trofeu i tij i dytë në karrierë. Të parin e fitoi me Chelsean, vitin e kaluar, pasi me klubin anglez fitoi në Europa League.