Lajmet e fundit

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, vetëm sa i ka shtuar spekulimet se Paul Pogba mund të rikthehet te Juventusi, pasi e ka pranuar që i pëlqen francezi.
“Më pëlqen shumë, por ai është lojtar i Manchester United-it”, ka thënë Sarri në një konferencë për media para miqësores me Tottenham Hotspur.
“Nuk jam drejtor teknik, andaj nuk e di situatën”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, përpos raporteve që e lidhin me Zonjën e Vjetër, të shumtë kanë qenë zërat që e kanë lidhur atë me një kalim te Real Madridi.