Lajmet e fundit

Lazio është një nga 16 ekipet që siguroi kualifikimin në fazën e ardhshme të Champions League.
Për këtë fazë, do të hedhet shorti të hënën, më 18 dhjetor dhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka folur për mediet italiane se cilin ekip dëshiron të ketë përballë.
"Do të doja të ballafaqohem me Barcelonën në rrethin e 16 më të mirave, të jem i sinqertë. E dua këtë pasi asnjëherë më parë si trajner nuk jam ballafaquar me Barçën dhe do të ishte përvojë e mrekullueshme.", tha Sarri.
Lazio e përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë të grupit "E", ku pas 6 ndeshjeve grumbulloi 10 pikë.