Lajmet e fundit

Chelsea ka shënuar fitore bindëse si mysafir i Huddersfield në javën e parë të këtij edicioni të Premier Ligës.
Të Kaltrit fituan epërsinë në minutën e 34-t pas asistimit nga Willian për N'Golo Kante.
Ndërsa, transferi i ri i tyre, Jorginho, e realizoi golin e dytë të londinezëve nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Pedro kur tundi portën e Huddersfield, dhjetë minuta para fundit të takimit.
Kështu, trajneri i ri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, debutoi me fitore në Premier Ligë.