Lajmet e fundit

Emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Emanuel Sarrazin, nesër në Beograd do takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi është paraparë të mbahet në ora 12.30 në presidencën e Serbisë, përcjell klankosova.tv.
Media serbe raportojnë se temë diskutimi e këtij takimi është çështja e Kosovës, me theks zhvillimet e fundit për çështjen e dinarit, si dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.