Policia e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin L.I nga Saranda dhe një shtetas francez D.T. për konflikt fizik me dy francezë të tjerë në një hotel në lagjen numër 2 në Sarandë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se personat që janë të përfshirë në rastin më lartë kanë prishur qetësinë publike dhe kanë shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.
Materialet u dorëzuan në prokurori për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.