Sara ka diskutuar me Rovenën për banorët tjerë, veçanërisht Drenushën dhe Gresën si dhe komentet e tyre mbi raportin e saj me Drilonin.
Ajo tha se nuk i pëlqen fare fakti që këta të dy në një mënyrë i kanë dhënë fuqi atyre të futen mes tyre, transmeton klankosova.tv.
“Nuk më pëqlen që i kemi dhënë fuqinë që të futen mes nesh, në një mënyrë janë futur mes nesh e ne jemi stepur, ne largohemi afohemi dhe atyre iu bëhet shumë qefi e mua më vjen shumë inat. Tek unë ka ndikuar kjo në shumë situata”, u shpreh Sara.
E Rovena e ngushëlloi duke i thënë që ato bëjnë komente të ndryshme vetëm se duan ta nxjerrin keq të njëjtën.
“Megjithatë mos u mërzit, se kur këta të hakërrohen në fytyrë e këtë e bëjnë se duan të të nxjerrin keq, hiç mos ta nin”
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=FCwuE5NFScw
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.