Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, që nga fillimi i rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend ka qenë në qendër të vëmendjes për raportin e tij me vajzat.
Ditëve të fundit ai u përfol për raportin e tij me Sarën teksa mbrëmë ishte Anisa ajo që i shprehu hapur pëlqimin.
Kësisoj, në darkën e të nominuarve s’kishte si të mungonte një pyetje lidhur me vajzat teksa ai u pyet se kë zgjedh Sarën apo Anisën.
“Unë qetash për momentin nuk kam pëlqim për asnjë cikë këtu që është, nuk dua të flas tani e pas një jave me mëndu ndryshe, për momentin është shumë herët”, u shpreh Driloni.
"Çika që më pëlqen më së shumti në shtëpi është Burimja”, u shpreh Driloni me shaka ndaj Burimit që kishte bërë pyetjen.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=UYpT93gYqZY
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.