Lajmet e fundit
Megjithëse nuk shënoi gol, asi i Real Madridit ishte i shkëlqyeshëm ndaj Polonisë, gjë të cilëne ka theksuar edhe përzgjedhësi.

Fernando Santos ka lavdëruar Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së tij pa gol ndaj Polonisë në cerekfinale të Euro 2016, duke insistuar se ai nuk duhet të shënojë për të shkëlqyer.
Ronaldo shënoi penaltinë e parë të Portugalisë në fitoren 5-3, pasi dy skuadrat u ndanë baraz, 1-1, pas 120 minutash.
Megjithëse paraqitja e Ronaldos nuk ishte më e mira para portës, Santos ka pasur fjalë të mëdha për të.
"Nuk flas për individë, por Ronaldo dhe Pepe shkëlqyen. Ronaldo duhet të shënojë gola, por edhe pa ta ai shkëlqeu, ishte i jashtëzakonshëm".
"Ai ishte i brilant. E tregoi forcën e tij edhe në këtë ndeshje".