Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit e mposhti Lionel Messin për Këpucën e Artë, ndërsa trajneri i përfaqësueses ka treguar për rreziqet e mospërfshirjes së tij në ndeshje.

Fernando Santos e ka paralajmëruar Rafa Benitezin që të mos e zëvendësojë Cristiano Ronaldon.
Ronaldo fitoi Këpucën e Artë për të katërtën herë të martën, pasi shënoi 48 gola në La Liga sezonin e shkuar.
Santos ishte bashkë me asin portugez në ceremoninë e organizuar për nder të tij, pas së cilës tha se nuk duhet që Ronaldo të zëvendësohet, kurrë.
“Është e pamundshme ta zëvendësosh Ronaldon”.
“Atij nuk i pëlqen që të rrijë në bankë”.
“Fjala që e përcakton atë është ambicia. Ai nuk kënaqet me të arriturat, por gjithnjë kërkon diçka më shumë”.