Lajmet e fundit

Futbollisti i Manchester City-t, Leroy Sane, është i kënaqur që të presë deri pasi të fillojë Kupa e Botës para se t’i nisë bisedimet për një kontratë të re me City-n, pohon The Sun.
Kampionët e Premier Ligës duan që ta shpërblejnë përfaqësuesin e Gjermanisë me një rritje të majme page, dhe duan që t’ia zgjasin kontratë e cila pritet t’i përfundojë me 2021.
Megjithatë, sikurse kolegu i tij, Gabriel Jesus, futbollisti i ri më i mirë i Premier Ligës sivjet, nuk po ngutet që të ulet dhe ta diskutojë marrëveshjen e re.