Lajmet e fundit

Sandra Bullock kishte tërheqje ndaj Keanu Reeves derisa po e xhironin filmin e parë së bashku.
Aktorja 54 vjeçare këtë e bëri të ditur derisa ishte e ftuar në "The Ellen DeGeneres Show" ku tregoi se ajo kishte një tërheqje shumë të madhe ndaj Reeves kur ata po punonin së bashku në filmin “Speed” në vitin 1994.
Kasti i filmit do të mblidhet së bashku verën e ardhshme për të festuar 25 vjetorin, por kur DeGeneres e pyeti aktoren se çka kujton nga ky rol, Bullock dha vetëm një përgjigje: Reeves.
“Mendoj se sa i ëmbël dhe i pashëm ishte Keanu Reeves. Ishte e vështirë, shumë e vështirë për mua të isha serioze. Ai më shihte dhe unë vetëm buzëqeshja, pa ndalë”, tha aktorja.
Madje, Bullock i kishte dhënë edhe një detyrë shumë të veçantë djalit që i pëlqente.
“Fustani im gjatë tërë kohës fluturonte lart dhe unë i thashë se çfarëdo që të bësh, sigurohu që fustani im të mos shkojë lart. Gjatë gjithë xhirimeve, ai u përkujdes për këtë punë. Ishte një gjë shumë e ëmbël”, vazhdoi tutje aktorja, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht këtij pëlqimi, ata asnjëherë nuk ishin në lidhje, gjë për të cilën Bullock e “fajëson” veten.
“Mendoj se ka diçka tek unë që ai nuk e pëlqen. Mendoj se është e vërtetë”, ka thënë ajo duke qeshur.
Bullock dhe Reeves punuan së bashku edhe në një film të dytë – The Lakehouse – në vitin 2006.
“Unë mendoj se ne jemi miq për një kohë kaq të gjatë sepse ne…” ka thënë Bullock duke qeshur.