Lajmet e fundit
Kiliani që ka përjtuar një sezon të vështirë në Angli, ka treguar se si e tejkalon stresin dhe problemet e të qenit futbollist profesionist.

Alexis Sanchez ka treguar se shpesh i bie pianos për të harruar presionin dhe stresin e të qenit yll futbolli.
Sulmuesi i Arsenalit ka pasur një sezon të vështirë, me disa lëndime, gjë që është përkthyer edhe në numrin e golave, vetëm katër gjatë tërë edicionit.
“Nuk jam pianist profesionist, por e bëj sepse më ndihmon të relaksohem”.
“Më ndihmon të shkëputem nga futbolli dhe kjo është gjë e mirë për mua”.
“Kur shkoj në shtëpi nuk dua të merrem më me futboll, sepse dua që të qetësohem për pak kohë”.
https://www.instagram.com/p/0qWLcni6bY/