Lajmet e fundit
Sulmuesi kilian pritet të kthehet në stërvitje të dielën, por ai është shprehur se nuk ndjehet mirë, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë

Alexis Sanchez duhet të kthehet në stërvitjet e Arsenal të dielën, por ka thënë se ndjehet i sëmurë, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
Ai do t'i bashkohet përgatitjeve të skuadrës në fundjavë, ndërsa Arsene Wenger ka konfirmuar se skuadra është gati për Emirates Cup.
Wenger u ka thënë mediave se Sanchez dhe Shkodran Mustafi do të kenë stërvitjen e parë të dielën, ditën kur Topcinjtë përballen me Sevilla.