Lajmet e fundit

Alexis Sanchez po kalon çastet e fundit në Arsenal.
Këtë e ka thënë legjenda e këtij klubi, ish futbollisti Ian Wright, i cili e ka akuzuar kilianin se nuk po jep më të mirën nga vetja.
Sanchez është i shumëpërfolur për një largim nga Emirates Stadium, pasi është në vitin e fundit të kontratës dhe ka kërkesa për të nga disa klube.
“Qëndrimi i Sanchez flet gjithçka për të. Nëse largohet në janar, mënyra se si po luan tash, nuk është se do t’i dhemb Arsenalit. Ani nuk po luan sa duhet”, ka thënë Wright.
“Më duket se ai po numëron minutat e fundit”, ka thënë ai më tej.
Wright ka thënë se në të njëjtin pozicion janë edhe Mesut Ozil i Arsenal dhe Philippe Coutinho i Liverpool, veçse ata sipas tij po vazhdojnë të bëjnë paraqitje të mira.