Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Arsenal, Laurent Koscielny insiston se Olivier Giroud mund të kthehet fuqishëm nga lëndimi për të marrë rolin e tij në skuadër, pavarësisht se Alexis Sanchez është duke e zëvendësuar atë mjaftë mirë.
Madje formën e kilianit, Sanchez e ka përshkruar si ecje mbi ujë.
Alexis ka shkëlqyer sivjet, ku nga nëntë ndeshje ka pesë gola të shënuar dhe pesë asistime.
“Ka një garë që po bëhet, Alexis është duke shkëlqyer dhe do të jetë problem për ta hequr nga njëmbëdhjetëshja e parë, ai po ecë mbi ujë.”
“E di se Olivier ka përjetuar gjëra më të vështira në karrierë. E dimë mentalitetin e fortë, sezoni është shumë i gjatë.”
“Ai do të ketë mundësinë për tu rikthyer dhe të jap përgjigjen në fushë”, ka thënë Koscielny./Klan Kosova/