Lajmet e fundit

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez dëshiron që t’i bashkohet Chelseas këtë verë, shkruan Daily Telegraph, transmeton Klan Kosova.
Kiliani është vendosur dhe përshtatur në Londër, ndonëse Arsenali po ngurron që ta shesë atë, dhe preferon që lojtari t’i përfundojë edhe 12 muajt e mbetur në kontratën e tij në Emirate.
Megjithatë largimi i tij nga Arsenali si duket nuk do ta largojë atë nga Londra, sipas thashethemeve që thonë se ai tashmë e ka zgjedhur Arsenalin.