Lajmet e fundit

Milani bëri një përpjekje për të nënshkruar me Renato Sanches nga Lille për 25 milionë euro plus bonuse, por bisedimet dështuan për shkak të kërkesave të tij për pagë.
Ka gjasa që ata të provojnë sërish në verë, pasi mesfushori 24-vjeçar shihet si zëvendësues i Franck Kessie.
Gianluca Di Marzio këmbëngul se kuqezinjtë ishin të përgatitur për të bërë një investim të madh në afatin kalimtar të janarit dhe ishin gati të arrinin një marrëveshje me Lille me vlerë 25 milionë euro plus bonuse.
Sidoqoftë, kërkesat e portugezit për pagë u konsideruan të tepërta dhe thjesht nuk kishte kohë për t'i negociuar ato, transmeton Klankosova.tv.
Ish-lojtari i Benfica, Bayern Munich dhe Sëansea City nuk është objektivi i vetëm i kuqezinjve, pasi ata janë gjithashtu në negociata të avancuara për të marrë mbrojtësin e Lille Sven Botman në fund të sezonit për rreth 30 milionë euro.