Lajmet e fundit
Skuadra që triumfoi për të njëmbëdhjetën herë në garën më elitare europiane për klube, ka okupuar dhomat e doktorëve që atëherë

Një foto e shpërndarë nga faqja e njohur spanjolle Marca po bënë bujë në Spanjë.
Në të janë 11 lojtarët e Real Madridit të cilët triumfuan për të 11-tën herë në Ligën e Kampionëve.
Sezonin e kaluar ata luajtën në finalen e Milanos kundër Atletico Madrid-it pikërisht në stadiumin mitik San Siro, nga ku duket se nisi “epidemia e dëmtimeve".
Marca i ka kushtuar një artikull Los Blancos, duke theksuar se vetëm një kampion Evrope ka “shpëtuar”, Dani Carvajal.
Të gjithë të tjerët janë dëmtuar së paku një herë në periudhën korrik-nëntor.