Lajmet e fundit
Ish-mbrojtësi i Interit, që tash luan për Baselin, ka treguar se do të pensionohet të fund të sezonit shkaku i disa problemeve fizike.

Walter Samuler ka kumtuar lajmin e pensionimit në fund të këtij edicioni.
Samuel, 37 vjeçar, ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit për dy dekadat e fundi – në fanellën e Milanit, Real Madridit, Romës dhe Boca Juniorsit.
Periudhën më të gjatë e ka kaluar tek Interi – nga 2005 deri në 2014 – duke fituar pesë tituj të Serie A dhe një të Ligës së Kampionëve, ndër të tjera.
“Vjen një kohë në karrierë kur të duhet ta dëgjosh trupin”, ka thënë Samuel për Neue Zurcher Zeitung.
“Nuk është vendim i lehtë për mua, por më duhet kohë për t’u shëruar”.
“Për lojtarët e rinj koha e shërimit është e shpejtë. Kohët kanë ikur dhe vendimi duhej marrë”.
Samuel ka regjistruar më shumë se 500 paraqitje për kombëtaren dhe klubin, duke fituar titull të ligës për këdo që ka luajtur, veç Real Madridit.