Samuel Jackson është në mesin e aktorëve që do të nderohen me çmimin Oskar për arritje jetësore.
Pos Jackson-it, në listë janë edhe Elaine May dhe Liv Ullmann, teksa çmimi Çmimi Humanitar Jean Hersholt do t’i shkojë Danny Glover-it.
“Jemi të ngazëllyer që Çmimet e sivjetme të Guvernatorëve t’ua prezantojmë katër të nderuarve të cilët kanë pasur impakt të thellë edhe në film edhe në shoqëri”, ka thënë në një komunikatë David Ruben, president i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Filmike.
“Sam Jackson është një ikonë kulturore puna dinamike e së cilit ka rezonuar nëpër zhanre dhe gjenerata si dhe nëpër audienca në mbarë botën,, përderisa qasja e pakompromis dhe e guximshme e Elaine May në filmbërje, si shkrimtare, regjisore dhe aktore jehon më zhurmshëm sa s’ka me filmdashësit”.
https://www.youtube.com/watch?v=zMhEOKU_hIo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.