Aktori i mirënjohur hollivudian, Samuel L. Jackson i ka listuar pesë filmat e tij të preferuar në të cilët ka luajtur.
Ai madje e ka pranuar hapur në “Shou vonë me Stephen Colbert” që i shikon filmat e tij, dhe madje ka shprehur dyshime për aktorët që thonë se nuk i shikojnë.
Në pesë filmat e tij më të dashur ku ka luajtur është çudi që nuk bën pjesë filmi që e katapultoi drejt famës, “Pulp Fiction”.
Pesë filmat e tij të preferuar ku ka luajtur janë “The Long Kiss Goodnight”, “A Time to Kill”, “Jackie Broën”, The Red Violin” dhe “One Eight Seven”.
https://www.youtube.com/watch?v=an_VqjijlmE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.