Samsung ka nxitur personat të cilët kanë në përdorim Galaxy Note 7, që të ndalojnë telefonat e tyre përderisa është duke hetuar disa raporte rreth asaj se pse kjo pajisje po merr flakë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kompania në fjalë gjithashtu ka deklaruar që do të ndaloj të gjitha shitjet e këtij telefoni.
Samsung ka kërkuar mbrapa 2.5 milion telefonë në shtator pas ankesave që bateritë po shpërthejnë, ndërsa më vonë ka siguruar përdoruesit që pajisjet e zëvendësuara janë të sigurta.
Megjithatë tani ka raportime që edhe këta telefonë, të cilët janë janë zëvendësuar, kanë probleme.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.