Lajmet e fundit

Trajneri i Anglisë për futbollin e femrave, Mark Sampson ka thënë se Kelly Smith do të mbahet mend si një nga lojtaret më të mëdhenj.
Këto komente Sampson i bëri në vazhdën e daljes së Kelly-t në pension, njofton Klan Kosova.
Smith fitoi 117 paraqitje në Angli, është golashënuesja më e mirë e të gjitha kohërave dhe ka fituar 18 trofetë kryesore me Arsenalin.
‘’Unë kam qenë i privilegjuar që pata nderin ta stërvis Kellyn’’ ka shtuar trajneri Sampson.
‘’Absolutisht do të jetë një humbje e madhe për lojën në fushë me largimin e saj. Unë shpresoj që ajo tani do të shijojë një karrierë të mrekullueshme edhe jashtë fushës. Loja ka humbur dikë të madhe’’ ka përfunduar Sampson, fjalimin e tij për Kelly, njofton Klan Kososva.