Lajmet e fundit

Dimitar Berbatov mund të kalojë në Sampdoria, pas interesimit të skuadrës italiane.
Ai në të kaluarën ka qenë lojtar i Tottenham Hotspur dhe Manchester United, kurse tash ka mbetur pa skuadër.
Sampdoria ka mbetur jashtë garave evropiane këtë vit dhe kështu tash dëshiron që të sjell lojtar me përvojë të cilët mund ta ngritin atë në pozitë të lartë në futbollin italian dhe evropian.
Sezonin e fundit bullgari e ka kaluar në Ligue 1 te Monaco ku ka realizuar 13 gola në 38 paraqitje.
Me kombëtaren bullgare u nda në vitin 2012, ndërsa ka shënuar 48 gola në 79 paraqitje, kurse te Manchester United në 149 ndeshje kishte të realizuara 56 gola, transmeton Klan Kosova.