Lajmet e fundit
Argjentinasi i dha trofeun e parë Kilit në vitin 2015, por që atëherë raportet e tij me drejtuesit e përfaqësueses kanë qenë jo të mira.

Jorge Sampaoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Kilit.
Sampaoli këtë gjë e bëri pas dorëheqjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kilit, Sergio Jadue, në nëntor të vitit të shkuar.
Drejt këtij vendimi ai duket të ketë shkuar pas refuzimit të kërkesës së tij për të negociuar shkurtimin e kontratës së tij që skadon në vitin 2018.