Lajmet e fundit
Katalani ësthë kritikuar pas zënkës së tij me mesfushorin e Milanit, Nigel de Jong, të martën, por drejtori sportiv i Bayern Munchen e sheh të gjithë ngjarjen si rrjedhim i përkushtimit të trajnerit.

Matthias Sammer, drejtor sportiv i Bayern Munchen, e ka pranuar se Pep Guardiola është zemërak – por ai tha se ai e ka çdo të drejtë të jetë.
Guardiola shkaktoi debat të martën kur u konfrontua me mesfushorin e Milanit, Nigel de Jong, pasi holandezi ndërhyri ashpër jnë Joshua Kimmich duke e detyruar që të dalë nga loja.
Samers thotë se nuk sheh diçka të keqe në reagimin e tij, duke e cilësuar si rrjedhim i përkushtimit të trajnerit.
“Çdo ditë, çdo sekond, unë e shoh se si lufton”.
“Jemi duke u përgatitur për një sezon të vësthirë dhe presioni është i pashmangshëm. Kjo pastaj reflektohet”.
“Ai është zemërak, por ka të drejtë të jetë i tillë sepse është shumë i fokusuar, shumë punëtor”.