Lajmet e fundit
Drejtori sportiv i bavarezëve beson se qendërmbrojtësi mund të krahasohet me Franz Beckenbauerin, duke lënë të kuptohet se është më i mirë se secili mbrojtës që luan tani.

Jerome Boateng është mbrojtësi më i mirë në botë për momentin, mendon drejtori sportiv i Bayern Munchenit Matthias Sammer.
Përfaqësuesi i Gjermanisë është titullar në skuadrën gjermane që është duke e dominuar Bundesligën në sezonet e fundit.
Loja dhe rezultatet e treguar e kanë bërë Sammerin që të besojë se Boateng është mbrojtësi më i mirë në botë.
“Zhvillimi i tij është i jashtëzakonshëm”.
“Ai e ka stabilizuar lojën dhe tani është lojtar komplet. Ka fituar trofe me skuadrën dhe përfaqësuesen”.
“Gjithë këto më mundësojnë të them që ai është mbrojtësi më i mirë në botë”.
“Është kompliment i madh për të që të tjerët e krahasojnë me Franz Beckenbauerin”.
“Do të doja shumë që një ditë ai të quhet “Mbret” nga të tjerët”.