Të enjten e të premten në Bruksel, mblidhen liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe udhëheqësve të BE-së.
Kur njoftoi për pjesëmarrjen në takimin e madh, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se në agjendë mes top temave ndodhet edhe zgjerimi i Unionit.
Para gati dy jave ai bashkë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, publikuan planin për një integrim gradual të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në BE.
Një nga propozimet të siç e quajnë momentumit të ri Merz-Macron, është që udhëheqësit e ministrat nga gjashtëshja ballkanike të jetë pjesë e takimeve jo formale të takimeve të mëdha siç është Këshilli i BE-së.
Nga gjashtë vendet e perëndimit të Ballkanit, e vetmja Kosova është pa statusin e vendit kandidat për në BE. Aplikimi për këtë u bë në dhjetor të vitit 2022.
Në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me seli në Bruksel, thonë se në kontekstin e planit gjermano-francez për zgjerim; S ka asnjë arsye që BE-ja të mos lëviz me dhënien e statusit për Kosovën, edhe pse pese shtetet janë mos njohëse.
Më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku evropianët thanë se është më se e qartë se e ardhmja e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, Serbisë e Maqedonisë së Veriut është pjesë e bllokut.
Ndiqeni kronikën në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.