Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë, ku po diskutohet për sfidat aktuale.
Ai teksa fliste, iu drejtua Tony Blair-it se ai ishte arsyeja përse u bë kryeministër.
“Dua t’i them auditorit, që nuk do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër. Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen”, tha Rama, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.