Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.
Në postimin e tij në Facebook, Lushtaku theksoi se kjo humbje e rëndë prek të gjithë komunitetin dhe lë një boshllëk të madh tek familja dhe të afërmit e të ndjerit.
Ai gjithashtu iu ka shprehur ngushëllime për familjet e tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin incident, shkruan Klankosova.tv
“Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, shkroi kryetari Lushtaku.
https://klankosova.tv/tragjike-kater-kosovare-dyshohet-se-humben-jeten-ne-vendin-e-punes-ne-austri-11/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.