Disa fotografi të cilat Samanta Karavella i ka postuar pak para përfundimit të vitit 2024, kanë ngjallur dyshime se ajo mund të jetë shtatzënë.
Rrugëve të New York-ut, e veshur me të kuqe, këngëtarja duket me bark të rrumbullakosur, të cilin në fotot e tjera e ka fshehur, njofton Klankosova.tv.
Lidhur me lajmin i cili po qarkullon në rrjete sociale, Samanta nuk ka reaguar ende.
Ndryshe, këngëtarja nga Shqipëria ka disa vite që po jeton në Amerikë pranë të fejuarit të saj.