Lajmet e fundit

Trupi i legjendës Elvis Presley po prehej i qetë në arkivolin e hapur në shtëpinë e tij në Graceland në Memfis të Tenesisë në gusht të vitit 1977, kur një burrë rreth të 50-tave hyri në dhomë.
Me flokë e mjekër të gjatë, me pamjen e një gjenerali të kohës së luftës civile në Amerikë, ai u kërrus i kapi lehtësisht faqen Elvisit dhe i tha se e kishte dashur, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Dhe kishte plotësisht arsye ardhja e tij në funeral. Ai ishte Sam Phillips, producenti i cili para 24 vjetësh e kishte zbuluar këngëtarin, duke ndryshuar kështu jo vetëm jetën e tij por duke bërë histori në muzikë.
Duke zbuluar diçka te djali që deri atëherë nuk kishte kënduar kurrë para një publiku, Philips e kishte hapur një kapitull të ri të muzikës rok.
Shumë shpejt, Carl Perkins, Johnny Cash, Roy Orbison dhe Jerry Lee Leëis do t’i fillonin hapat e parë të karrierës në zyrën e tij të vogël të incizimit “Sun Records”, ku zëri i kitarës, i baterive dhe basit ka kumbuar për gjenerata të tëra.
Suksesi i tij kishte ardhur aksidentalisht, pasi që Phillips e kishte ndërtuar studion e tij si një vend ku këngëtarët e asaj kohe të blues vinin për të kënduar.
Ai kishte linduar në Florence në Alabama në vitin 1923 dhe jeta e tij ishte determinuar nga “xhaxhai” i tij, Silas Payne, një njeri plak e i verbër.