Në një intervistë të fundit me Variety, aktorja tha se ajo u infektua me virusin, COVID-19, në fillim të pandemisë dhe pothuajse përfundoi në spital.
"Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse gjendja ime ishte shumë e keqe", tha Hayek, shkruan CNN, përcjell KlanKosova.tv
"Unë i thashë jo, faleminderit. Preferoj të vdes në shtëpi".
Hayek tha se ajo vazhdoi të kalonte shtatë javë të vështira në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se madje ishte furnizuar edhe me oksigjen.
Edhe pse është rikthyer për të punuar në "Shtëpia e Gucci" të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk e ka energjinë që kishte dikur.
Hayek është një ndër të famshmit që kanë ndarë publikisht përvojat e tyre me kontraktimin e COVID-19 gjatë vitit të fundit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.