Rinia, zuri vend kyç sonte në emisionin Rubikon.
Nga panelistët e ftuar u diskutua rreth rolit të rinisë në Kosovë dhe se çka po bëjnë partitë politike në angazhimin dhe ofrimin e një jete më të mirë në vend.
Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës Arbnora Salihu, tha në Klan Kosova se programi i kandidatit për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamzës, parasheh një mbështetje e madhe për këtë kategori të shoqërisë.
Ajo tha se në qeverisjen e Hamzës parashihet ndarja e 25 milionë eurove në vit për studentët e dalluar brenda dhe jashtë vetës.
"Mendoj që është një shumë e konsiderueshme, sepse jepet për çdo vit dhe është edhe Fondi i Bursave i cili do të krijohet", tha ajo në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=NLRi1y6I8Bs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.