Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. Ai ka thënë se protesta do të jetë një reagim ndaj atyre që i konsideron si dështime të qeverisjes aktuale të Edi Ramës. Sipas Berishës, qeveria aktuale ka abuzuar me pushtetin dhe ka sjellë pasiguri dhe varfëri, duke theksuar se kjo protestë do të shërbejë për të mobilizuar qytetarët dhe për të dhënë një mesazh të qartë për ndryshime në politikën e vendit.
Duke iu bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen këtij tubimi në kryeqytet, Berisha tha se kjo do të jetë protesta më e madhe kombëtare që ka njohur gjithë Shqipëria.
”Më 8 Shkurt, ditën e shtunë, shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria se ka parë kurrë më parë. Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grup kriminelësh që bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë! Që mendon se sa më shumë vjedh, aq më shumë e votojnë. E gjithë Shqipëria në Tiranë, e gjithë Tirana në shesh dhe rrugë kundër këtij regjimi që u ka bërë shqiptarëve dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.