Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Mohamed Salah, ndihet i frustruar me disa aspekte të mënyrës se si po trajtohet brenda klubit. Egjiptiani pranon se shifrat e tij këtë sezon janë më të ulëta se ato të vitit të kaluar, por ai beson se disa tifozë kanë harruar shpejt arritjet e tij dhe rolin vendimtar që ai ka luajtur në suksesin e ekipit.Sipas The Touchline, sulmuesi është i bindur se kontributi i tij në fitimin e trofeve dhe në mbajtjen e klubit vazhdimisht konkurrues në nivelin më të lartë meriton më shumë respekt - madje edhe gjatë një forme të dobët.
Këtë sezon 33-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 26 paraqitje për Liverpoolin. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.