Lajmet e fundit

Mohamed Salah u shpall kampion me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.
Atë që nuk arriti ta bëj vitin e kaluar, Salah bashkë me The Reds e bënë këtë vit duke triumfuar në finalen e Madridit kundër Tottenhamit.
Pas takimit ai ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga gazetarët për t’u intervistuar rreth këtij triumfi të madh.
Në njërën nga intervistat, Salah pati një reagim befasues dhe shumë qesharak.
Duke menduar se gazetarja që po e intervistonte do ta puthte në fund të intervistës, Salah bëri një gjest mbrojtës, duke vendosur dorën para gazetarës.
Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve u zhvillua gjatë muajit të Ramazanit, ku Salah dhe besimtarët e tjerë myslimanë e kanë për obligim agjërimin.
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1135738812955594753