Lajmet e fundit

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, insiston se e ardhmja e tij është te Liverpool, duke thënë se paraqitjet e ekipit të tij këtë stinor janë vetëm fillimi.
Egjiptiani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat në stinorin e tij të parë në Anfield, duke i ndihmuar Të Kuqtë që të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Jam shumë i lumtur këtu, gjithçka është rregull”, iu tha Salah reporterëve.
“Sigurisht kam ambicie për të ardhmen me Liverpoolin. Siç mund ta shihni, kishim një stinor shumë të mirë, tani jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë janë të ngazëllyer”.
“Është vetëm fillimi. Ky është viti im i parë këtu dhe është e njëjta për disa lojtarë të tjerë. Është vetëm fillimi”.