Gazetarja e sportit dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako tha se ndihet e trishtuar pas humbjes së Kosovës në ndeshjen me Turqinë.
Ajo u shpreh se lojën e bëri Kosova, por sipas saj, eksperienca e bëri diferencën, përcjell Klankosova.tv.
“Jam shumë e trishtuar, pash një stadium që kishte një atmosferë fantastike, të gjithë besonim shumë. Lojën e bëri Kosovën, por ndoshta eksperienca e bëri diferencën me atë gol të Turqisë”.
“Unë them se e nisëm pak si me presion, ndërkohë që nuk kishim pse të kishim presion, sepse edhe këtu ku ka arritur Kosova është një sukses”, tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=u2mL2gzet8I
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.