Lajmet e fundit

Në mëngjesin e sotëm me kohën tonë lokale është zhvilluar gara e madhe e Australisë në Formula 1, ku fitues doli Carlos Sainz i Ferrarit.
Spanjolli arriti ta shfrytëzojë largimin nga gara të Max Verstappen, për shkak të problemit me makinën e tij në xhirot e para.
Pozita e dytë i takoi garuesit tjetër të Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa në të tretën u pozicionua Lando Norris i McLaren.
Kjo ishte gara e tretë e sezonit, ndërsa e radhës do të zhvillohet më 7 prill në Japoni.