Piloti i ekipit të Ferrarit, Carlos Sainz e ka bërë të shtunën një xhiro perfekte në kualifikimet për pozitat startuese në Singapor.
Spanjolli e arriti kohën më të shpejtë nën ndriçimin e reflektorëve në shtegun Marina Bay përcjell klankosova.tv.
Por beteja ishte tepër e ashpër deri në minutat e fundit dhe diferenca në kohë ishte minimale.
Sainz e përfundoi xhiron për pole position me kohën 1:30.984, ai e la pas vetes me vetëm 72 të qindtat anglezin George Russell me Mercedes.
Por shumë afër ishte edhe Charles Leclerc me Ferrari që mbeti vetëm 76 të qindtat prapa liderit.
Befasia më e madhe e këtyre kualifikimeve ishte eliminimi i Red Bullit në tentimin e dytë.
Kampioni aktual Max Verstappen mbeti i 11-ti, kurse dy vende më poshtë niset Sergio Perez.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.