Lajmet e fundit
Gardiani i Paris Saint-Germain nuk do të transferohet tek Les Girodins në janar, ka thënë menaxheri i klubit.

Tajneri i Bordeaux Willy Sagnol ka konfirmuar se Salvatore Sirigu nuk do t’i bashkohet skuadrës në janar.
Skuadra nga Ligue 1 u përball me probleme të mëdha kur gardiani Cedric Carrasso lëndoi ligamentet e gjurit në barazimin 2-2 ndaj Nantes të shtunën.
Sirigu e ka gjetur veten prapa Kevin Trapp tek Parisi, por Sagnol ka thënë se ai nuk do të transferohet tek Bordeaux.
“Sirigu? Nuk mund të them shumë, por ai nuk do të transferohet tek Bordeaux”.
“Jemi duke shqyrtuar mundësi tjera”.